Kanë përfunduar pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarin, Steven Russell, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Kanë përfunduar pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarin, Steven Russell, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e sotme ka vijuar dëgjimi i dëshmitarit, i cili është shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë amerikane. Pas marrjes në pyetje nga mbrojtja e Thaçit dhe Veselit dje, në seancën e sotme ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Selimit, Krasniqit dhe nga trupi gjykues. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkaq Jakup Krasniqi e ka ndjekur seancën përmes video-lidhjes. Avokati i Rexhep Selimit, Erik Tully ka insistuar në pyetjet për dëshmitarin e Prokurorisë  lidhur me kartat identifikuese të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëse kanë pasur kontakt me Ministrinë e Rendit Publik. Ai tha se  Nëse kishin lidhje me UÇK-në, qoftë kjo nga ministritë apo funksionet civile, ne e kishim për udhëzim, kishim direktivë që t’i sekuestronim, t’i merrnim këto.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti komenton mundësinë e një koalicioni qeverisës mes LVV-së dhe Nismës, si dhe situatën paszgjedhore

Xhavit Haliti, ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka komentuar mundësinë e një koalicioni qeverisës ndërmjet …