Në Sojevë të Ferizajt, afër kampit ushtarak amerikan, “Bondstill” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e ceremonisë së inaugurimit të rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të nënkryetarit amerikan, Joe Biden. Ceremonia, pritet të fillojë në orën 14:00. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Joe Biden, i cili do të mbajë një fjalim, bashkëshortja e tij, Jill Biden dhe fëmijët e të ndjerit Beau të cilët kanë ardhur me gjyshërit e tyre në Kosovë. Është paraparë që në këtë ceremoni të marrin fjalën, kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …