Kanë rezultuar negative analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit. Këtë e ka konfirmuar IKSHPK, me ç’rast rezulton se uji në Deçan, nuk është i infektuar. Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim. Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani kishte thënë se rezultatet që kanë dal fillimisht në lidhje me helmimin në Deçan nuk japin pistë se helmimi ka ardhur nga uji. Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …