Kanë rifilluar punimet për vazhdimin e projektit për ndërtimin e tregut modern  të rrushit në Rahovec

Duke e konsideruar vreshtarinë si sektor mjaft të rëndësishëm për investime dhe me shumë potencial për zhvillim ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e tregut modern të rrushit, ku hapësira rreth Shtëpisë së Verës ose siç njihet ndryshe Konaku, do të shndërrohet në treg dhe atraksion turistik. Punimet e filluara nga afër i ka pare Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit i cili ka thënë se me përfundimin e këtij projekti vreshtarët kësisoj do të kenë tregun e tyre në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …