EULEX-i

Kanë vazhduar bastisjet e konfiskimit e telefonave të disa veteranëve, nga Policia e EULEX-it me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale

Pas bastisjeve në shtëpinë e dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë, ndalimin dhe konfiskimin e telefononit të ish Komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, konfiskimin e telefonit të veprimtarit, Nait Hasani, ditë më partë në Fushë Kosovë, dje  qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t  kanë bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave, në Prishtinë. Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha,  bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur vendimin për  ankesën e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë, në Gjykatën Speciale, në Hagë. Ndërkohë është bërë e ditur se Policia e EULEX-it, me urdhër të Gjykatës Speciale  ia ka konfiskuar telefonin,  Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, pasi sipas tyre  ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”, ka deklaruar avokati, Betim Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …