Kanë vazhduar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin Bonne Nouvelle, në Paris të Francës. Situata është shumë e tensionuar. Nuk prisnim që të dilte nga kontrolli kaq shpejt, raportohet nga vendi i ngjarjes. Të paktën 800 mijë protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Francës, numri më i lartë deri tani sipas raportimeve. Ndërkohë, ministria e Brendshme e vendit nuk ka publikuar ende shifra.
Mediet raportojnë se të paktën 350-400 persona, të gjithë të veshur me të zeza, me flakadanë në duar kanë sulmuar bizneset në zonë. Policia është duke u përgjigjur me gaz lotsjellës, megjithatë turma mesa duket është e papërballueshme për forcat e rendit. Edhe pas eskalimit të rëndë të gjendjes së sigurisë në vend, kryetari i Francës Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel për samitin e marsit.