Kanë vazhduar takimet buxhetore edhe me personelin shëndetësor të Ferizajt

Paraditen e sotme në sallën e kuvendit të komunës së Ferizajt, është mbajtur dëgjimi buxhetore me personelin shëndetësor. Në këtë takim ka marrë pjesë drejtoresha e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, si dhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Dr. Kemajl Emini. Të pranishmit janë njoftuar në lidhje me buxhetin e vitit 2025, si dhe planifikimet që janë bërë për investimet në Qendrën Kryesore  të Mjekësisë Familjare, por edhe ne Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare. Ndërkaq kërkesa kryesore të mjekeve dhe infermiereve në këtë takim ishin investimet në inventarizimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare me pajisjet e nevojshme të punës.

May be an image of 13 people

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …