Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 285 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 397 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur tre të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 167 të infektuar. Numri i të shëruarve ka arritur në 230 mijë e 176. Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 87 të infektuar aktualë.