Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 473 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 798 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur dy të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 953 të infektuar. Numri i rasteve aktive, ka zbritur në 5 mijë 561 të infektuar aktualë.
