Prokurori Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Rexhep Veseli, me tu paraqitur sot në punë, ka kuptuar se në e-mailin e tij zyrtar ka arritur një e-mail (në ora 01:14 min pas mesnatës) nga avokat Nasuf Hasani, i cili mban pozitën e Kryetarit të Degës Regjionale në Prishtinë, përmes së cilës është kanosur dhe se kjo e-mail ka përmbajtje kërcënuese serioze.
Kanosja ka të bëjë me punën dhe detyrat zyrtare të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
Oda e Avokatëve të Kosovës, dënon ashpër kërcënimet dhe kanosjet e kryetarit të Degës së Prishtinës, në drejtim të Prokurorit Disiplinor dhe se veprime të tilla janë të pa pranueshme e që dëmtojnë prestigjin e avokatit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.
Rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, andaj Oda e Avokatëve të Kosovës, kërkon nga organet kompetente ta trajtojnë rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat konform ligjit.