Dita e 29 Tetorit 2019, për Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë të Forcave të Sigurisë të Kosovës në Mitrovicë, solli dhembje të madhe, ku vdekja e rrëmbeu Kapter Bakiun, gjatë testimit të gatishmërisë kondicionale ushtarake.
45 vjeçari Baki Ejupi nga fshati Sekiraqë e Llapit, ishte luftëtar i orëve të para të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aktualisht pjesëtari i stafit komandues të Brigadës.
Jeta e Kapter Bakiut, ishte një shëmbëlltyrë e një Atëmëmëdhetari të gatshëm që të jepte çfarë lypset prej Tij, për lirinë e popullit që e lindi!
Lavdi jetës dhe veprës së këtij ushtaraku të popullit!
Uroj që të përkujtohet përjetësisht dhe të shërbej për kushtrim brezash!
Ngushëllime familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve, të Kapter Baki Ejupit.
( Sejdi Veseli)