Kryetari i fshatit Karaçevë, në kufi me Serbinë, z Selver Lenjani vazhdon të jetë i bindur se xhandarmeria serbe po patrullon në këtë pjesë të territorit të Kosovës. Ai thotë se Karaçeva është “bombë”, e cila mund të shpërthejë nëse nuk vendoset kufiri në vijat kadastrale origjinale. Lenjanin nuk e ka shqetësuar deklarata e komandantit të KFOR-it në Kosovë, i cili ka thënë se nuk kanë informacione se xhandarmeria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës”. “Për mua shqetësuese është heshtja e institucioneve të vendit. Ne i besojmë NATO-s e KFOR-it, por i besojmë edhe syve tanë dhe dëshmive e fakteve tona. NATO duhet ta korrigjojë gabimin e saj, kur iu besoi hartave serbe në Kumanovë”, ka thënë Lenjani. “Nëse vetura e xhandarmërisë serbe do të ishte në territor serb, pse atëherë ata nuk na arrestuan kur ne i fotografuam. Ata madje kanë vozitur më shpejt vetëm për t’u mos u ndeshur me ne. Xhandarmeria serbe e di saktë se ndodhet në territor të huaj, por mashtrimi i tyre me harta të falsifikuara dhe marrëveshja e Kumanovës e bëri këtë pështjellim” ka thënë, Lenjani.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …