Karateistja Alma Loki u shpall Sportistja e Vitit 2024 në Ferizaj

Në një ceremoni solemne u zhvillua aktiviteti “Sportisti i Vitit 2024”, i komunës së Ferizajt, ngjarje kjo tradicionale që po mbahet në kuadër të manifestimeve në shënim të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje morën pjesë sportistë, klube sportive e sportdashës të shumtë, u ndanë çmimet sipas vlerësimeve nga Komisioni përkatës, gjersa çmimi kryesor – Sportisti i Vitit 2024, u nda për karateisten ferizajase, Alma Loki gjersa Ekipi i Vitit 2024 u shpall Klubi i Hendbollit të Femrave “Ferizaj”.

Me mirënjohje pas vdekjes për kontributin e tyre në sportin ferizajas u nderuan:

  1. Imri Ilazi

  2. Rexhep Haxhimusa dhe

  3. Halit Ahmeti

Me mirënjohje për kontributin e tyre në sportin ferizajas veçanërisht me sukseset e tyre në Hendibasket, pingpong, Gollball, shah, por edhe sporte tjera individuale u nderuan shoqatat:

  1. Shoqata e të verbërve

  2. Shoqata “Hendikos”

  3. Shoqata “Hendifer”

  4. Shoqata “Handicap Kosova”

Me mirënjohje u nderuan edhe sportistët veteranë të cilët lanë gjurmë të thella në sportin kosovar.Me mirënjohje jetësore në sport u nderuan veteranët:

  1. Fahri Mahalla

  2. Zahir Shabani

  3. Ahmet Sylejmani ndërsa

  4. Çmimi special iu nda Bujar Nezirit dhe ekipit Kosova të Dusseldorfit

Me çmimin Sportist Pioner 2024 u shpallën:

  1. Shkëmb Reçica – KN “Kastrioti”

  2. Siar Pajaziti – futbollist

  3. Hana Neziri -karateist

  4. Arion Krasniqi – pingpongist

  5. Klition Rushiti – futbollist

Me çmimin Sportist Kadet 2024 u shpallën:

  1. Mevlan Dalipi – karateist

  2. Anuar Krasniqi – karateist

  3. Eljesa Salihu – xhudiste

  4. Jon Mulaku – futbollist

  5. Yll Mahalla – karateist

Me çmimin Sportist Junior 2024 u shpallën:

  1. Artiol Shaqiri – Karateist

  2. Planet Veseli – futbollist

  3. Jetesa Baliu – xhudiste

  4. Ron Mani – shahist

  5. Bulza Maksuti – hendbolliste

  6. Sara Pira – volejbolliste

  7. Eris Vranovci – bokser

10 sportistët senior të vitit 2024 u shpallën:

  1. Rron Ramadani – hendbollist

  2. Dhurata Sylejmani-volejbolliste

  3. Behije Mustafa – karateiste

  4. Luljeta Sopjani – hendbolliste

  5. Edon Sadriu – futbollist

  6. Blerton Nuha – Çiklist

  7. Besfort Bunjaku – autoklubi

  8. Adea Sadiku-volejbolliste

  9. Diellza Mahalla -full kontakt

  10. Lindon Demiri – Maytai

Çmimi Mjeku Sportiv i vitit 2024  iu nda mjekut ferizajas Hajdin Lata.

Çmimi Punëtori Sportiv i Vitit iu nda Shaip Graincës nga KF Ferizaj.

Çmimi i Trajnerit të Vitit në sporte kolektive iu nda Edon Ibrahimit nga KV “Fer Volley” ndërsa Çmimi i Trajnerit të Vitit në sporte individuale iu nda trajnerit të karatesë Shemsi Shaqiri.

Çmimi Gazetari Sportiv i Vitit iu nda gazetarit Driton Ramadani nga RTK dhe Radio Ferizaj.

Gjyqtari Sportiv i Vitit u shpall Ismajl Jashari nga sporti i volejbollit kurse u ndanë edhe dy çmime të tjera në këtë kategori si Pedagogu Sportiv i Vitit i cili iu nda Albana Haliti Avdylit kurse Shoqata Sportive e Vitit u shpall Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor.

Shpërblimi i veçantë jashtë konkurrencës iu nda Tifozerisë “Ujqit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjën e radhës me Drejtorët e Drejtorive komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të martën mbledhjen e përjavshme me …