Kardiologët invaziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e statutit të QKUK-së, vendim i cili u nënshkrua në fillim të muajit prill. Përfaqësuesi ligjor i këtyre specialistëve, Florim Shefqeti ka deklaruar se në statutin e ri të nxjerr nga Ministria e Shëndetësisë, janë ka shumë të meta dhe shkelje. Ai ka shtuar më tutje se kirurgët invazivë asnjëherë nuk janë konsultuar lidhur me këtë dokument të quajtur statut e as me përmbajtjen e tij, madje as me nevojën e bashkimit apo jo. Gjatë intervistës për “Kosovarpres”avokati, Florim Shefqeti ka theksuar se me ndryshimin e statutit në fjalë i cili bashkon repartin e kardiologjisë invazive me atë të Klinikës së Kardiologjisë, është shkelur edhe ligji kundër diskriminimit, pasi mjekëve të kësaj klinike iu është cenuar edhe kontrata e punës. Ai ka theksuar më tutje se arsyeja e këtij bashkimi të këtyre dy klinikave ka qëllim kthimin e listave të pritjes dhe rekomandimin e pacientëve për trajtim në spitalet private por edhe jashtë vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …