Karem: Transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forca të Armatosura të bëhet në koordinim me ShBA-të

Karem: Transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forca të Armatosura të bëhet në koordinim me ShBA-të

Asistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-ve, Robert S. Karem, është takuar me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha dhe komandantin e kësaj force gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilët ka diskutuar rreth transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Zyrtari i lartë amerikan ka vlerësuar se procesi i transformimit të FSK-së duhet të jetë kushtetues dhe me hapa të koordinuar me ShBA-të dhe partnerët tjerë strategjik. Ai ka folur edhe për interesimin e madh që ShBA-të po i kushtojnë zhvillimeve në fushën e sigurisë në Ballkan dhe më gjerë. Me këtë rast, Karem ka vlerësuar lartë përkushtimin që procesi i transformimit të FSK-së të jetë transparent dhe mbi baza kushtetuese dhe me hapa të koordinuar me ShBA-të dhe partnerët tjerë strategjikë. Ndëkaq ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka falënderuar ShBA-të për ndihmën e gjithanshme për FSK-në. Ai e ka siguruar mysafirin se transformimi i FSK-së do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe në koordinim me partnerët strategjikë, proces i cili do të jetë shumë transparent. Ndërsa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka deklaruar se FSK-ja është forcë profesionale, me koncept perëndimor dhe e mbështetur në koncepte dhe doktrinën amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …