leoni

Karin Kneissl: Austria mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Karin Kneissl: Austria mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës

Ministrja për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, ka dhënë vlerësime pozitive për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një konferencë për medie, pas takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ajo ka thënë se Austria mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Sipas saj, njëra nga arritjet me të mëdha të kësaj force, është rekrutimi i pjesëtarëve nga komunitetet pakicë. Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë këtij takimi rikonfirmuam se mbështetja austriake për Kosovën do të jetë e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse: nga liberalizimi i shpejtë i vizave, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, integrimi në strukturat euroatlanike, lobimi tek pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si dhe mbi dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …