Karitasi zviceran do të përkrahë arsimin parafillorë në Malishevë

Karitas zviceran, do të përkrahë arsimin parafillorë në Malishevë, përkatësisht me inventar për klasat e këtij niveli. Kjo është bërë e ditur në takimin mes zyrtarëve të Karitasit dhe Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë. Drejtoria Komunale për Arsim dhe Edukim në Malishevë, ka konfirmuar se do të investohet në tetë klasa të arsimit parafillorë.

Përveç inventarit, duke u bazuar në njoftimin e dhënë nga drejtori i arsimit, Avdi Morina, pas takimin me Albert Bakalli, zyrtar i Karistasit, në kuadër të kësaj përkrahje, do të trajnohen edhe edukatoret që japin mësim në këtë cikël të arsimit, me qëllim të ngritjes së cilësisë.

Sipas drejtorit të arsimit, Avdi Morina, kjo nuk është hera e parë, por Karitasi zviceran, në vazhdimësi e ka përkrahur arsimin në Malishevë, përkatësisht nivelin parafillorë dhe “Komuna e Malishevës, e çmon dhe e vlerëson lartë Kartitasin zviceran për këtë përkrahje të vazhdueshme dhe kontributin në arsim”.

Morina, ka deklaruar se ky projekt i Karitasit zviceran, pritet të filloj shumë shpejt, ndërsa përmes kësaj, synohet krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit e arsimit parafillorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …