Nobelistja nga Jemeni, Tavkul Karman, thotë për Radion-Evropa e Lirë, se është pikërisht diktatura ajo që çon në korrupsion, në zhvillim të dobët dhe në mbështetje për dijetarët e këqij, të cilët e interpretojnë keq Islamin apo fetë e tjera. Kundër terrorizmit mund të luftohet vetëm me ndalimin e diktaturës dhe përhapjen e drejtësisë, thotë Karman. Nëse komuniteti ndërkombëtar do që ta ndalojë grupin militant Shteti Islamik, atëherë duhet të ndalojë presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad. “Bota nuk ka bërë sa duhet për këtë çështje. Duhen të shqyrtohen mënyrat me të cilat luftohet kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Në të kundërtën, ideologjia, frustrimi, urrejtja dhe dhuna do të rriten”, thekson Karman, gazetare dhe politikane nga Jemeni. Ekstremizmi është i orientuar kundër njerëzimit e vlerave dhe, rrjedhimisht, kundër fesë. Problemi qëndron te njerëzit fetarë, që kanë role të këqija dhe thonë se përfaqësojnë Islamin, por në të njëjtën kohë janë diktatorë. Andaj, secili diktator është terrorist dhe secili terrorist është diktator. Shteti Islamik është dorë e zgjatur e Bashar al-Assadit. Shihni atë që bën Shteti Islamik. Kush përfiton nga ajo? Diktatori. Njerëzit e rëndomtë vuajnë edhe nga diktatori, edhe nga Shteti Islamik. Megjithatë, besoj se, në fund, njerëzit do të fitojnë dhe mendoj se kjo fitore është afër, edhe pse nuk e kemi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ashtu siç e ka pasur Kosova”, thotë Karman.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …