DASH ka bërë të ditur se Alexander Kasanof ka marrë detyrën e zëvendës-ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor

Kasanof konsideron se veprimet e pakoordinuara të qeverisë-Kurti, kanë vështirësuar mbështetjen e Amerikës

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë, përsëriti qëndrimin e SHBA-ve për nevojën e dërgimit të draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese. Kasanof shprehu shqetësimin se veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Kosovës kanë vështirësuar mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën. Ai kërkoi që të përmbushen angazhimet e marra nga dialogu me Serbinë, përfshirë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve. Kasanof vijon politikën e paraardhësit të tij, Gabriel Escobar, në kërkesat për adresimin e çështjes së Asociacionit, që mbetet një pikë e nxehtë në marrëdhëniet Prishtinë-Washington.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …