Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Hagë ka dënuar me burg të përjetshëm, kriminelin dhe barbarin më famëkeq të Serbisë, Ratko Mlladiq. Ai është shpallur fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali i Hagës për krime lufte për ish-Jugosllavi. Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladiq, i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor pas më shumë se 25 vjetësh nga masakra e Srebrenicës dhe krimet sistematike që ka kryer ai me urdhër të Beogradit zyrtar në atë kohë kundër myslimanëve në Bosnje e Hercegovinë, kundër kroatëve dhe kundër shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …