Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësueses Florentina Krasniqi-Mazreku. Ikja e saj në amshim është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por edhe për komunitetin arsimor, nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën.

Florentina ishte një mësimdhënëse e përkushtuar, një nënë e dashur dhe një person me virtyte të larta, që la pas vetes një gjurmë të pashlyeshme në edukimin e gjeneratave të reja. Kontributi i saj në arsim dhe përkushtimi ndaj nxënësve do të kujtohen gjithmonë me respekt e mirënjohje.

Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi-Mazreku, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që ndajnë këtë dhimbje të madhe.

Pushoftë në paqe!

Ekrem Kastrati

Kryetar i Komunës së Malishevës

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtari Fatmir Nuhiqi dhuroi komunës së Vitisë një kamion multifunksional për pastrimin e rrugëve

Mërgimtari i njohur, Fatmir Nuhiqi, ka dhuruar një kamion multifunksional që do të shërbejë për …