Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka realizuar një vizitë në Lezhë të Shqipërisë ku është mirëpritur nga kryetari i Bashkisë, z. Pjerin Ndreu.
Kastrati në llogarinë e tij në facebook ka shkruar:
Vizita e sotme në Lezhë dhe takimi me kryetarin tejet mikpritës që e drejton këtë Bashki, mikun tim z. Pjerin Ndreu dhe stafin e tij, është edhe një hap tutje drejt thellimit të bashkëpunimit mes Malishevës dhe Lezhës, në fusha të shumta e me interes të përbashkët.
E ardhmja na pret me një bashkëpunim konkret në fusha si kultura, turizmi e agroturizmi, fusha në të cilat komuna jonë ka shumë nevojë në shkëmbimin e përvojave, veçmas nga një zonë si Lezha që ka përparuar shumë në këtë drejtim.
Faleminderit për ftesën, mikpritjen e respektin kryetar Ndreu, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.