Kastrati dhe Osmani përuruan tribunat e reja dhe zhveshtoret në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, përuruan sot tribunat dhe zhveshtoret e reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë. Ky projekt përfaqëson një investim të përbashkët ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Malishevës.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm zyrtarë komunalë, përfshirë drejtorin për sport, Fitim Shala, dhe drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina, i cili ka mbikëqyrur realizimin e projektit. Shiriti i përurimit u pre nga kryetari Kastrati, zv/ministrja Osmani dhe kapiteni i FC “Malisheva”, Dreni Kryeziu.

Kryetari Kastrati falënderoi zv/ministren Osmani për mbështetjen e MKRS-së, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në Malishevë. Ai shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë, duke përfshirë edhe pjesën tjetër të tribunave dhe përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse. “Malisheva është bërë një qendër sportive me rezultate të dukshme në futboll, atletikë, not dhe sporte të tjera. Çdo investim në sport është investim në të ardhmen e rinisë sonë të shëndetshme,” theksoi Kastrati.

Zv/ministrja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës dhe përgëzoi sportistët për kushtet e reja të krijuara. Ajo premtoi se MKRS-ja do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën sportive të Malishevës dhe jo vetëm, duke mbështetur më tej zhvillimin e sportit. Ajo gjithashtu përgëzoi FC “Malisheva” për sukseset e fundit dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Pas ceremonisë, Kastrati dhe Osmani inspektuan nga afër tribunat e reja dhe të gjithë kompleksin e stadiumit, i cili shquhet për stazat e tij të atletikës, duke e bërë Malishevën një qendër të rëndësishme sportive në nivel kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …