leoni

Kastrati e Ahmed Al Ashal vendosin gurthemelin e shtëpisë për Kushtrim Morinën

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, nënkryetarin, Vesel Krasniqi, koordinatorin,  Fadil Shalën e priti në zyrën e tij, menaxherin e programeve të OJQ-së ” Qatar Charity”, Ahmed Al Ashal, nga Katari me seli në Prishtinë, të cilin e shoqëronte, koordinatori i projekteve, Besart Avdyli. Më pas së bashku shkuan në fshatin Golluboc dhe vendosën gurthemelin e shtëpisë për Kushtrim Morinën. Me këtë rast, kryetari Kastrati, shprehi mirënjohje të thellë për Ahmed Al Ashal dhe OJQ- në ” Qatar Charity”, që nisen për ta realizuar një nga projektet më humane dhe më të rëndësishme në shoqëritë njerëzore, bërjen me shtëpi, të qytetarit, Kushtrim Morina, për këtë projekt, ju jemi falënderues, në emrin tim, të institucioneve komunale dhe të qytetarëve e përfituesit të shtëpisë dhe jemi me ju deri në fund të projektit i cili do të vazhdoi. Ahmed Al Ashal, vlerësoi lartë bashkëpunimin institucional të Komunës së Malishevës, profesionalizmin e tyre i cili po ua lehtëson rastet e përzgjedhjes së më të nevojshmëve për t’i bërë me strehim dhe kushte për jetë më të dinjitetshëm për banim. Ky projekt do të vazhdoi edhe për ndërtimin e nëntë shtëpive tjera në Komunën e Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …