Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka pritur në takim klubin e futbollit “FC MALISHEVA, për t’ju shprehur mirënjohje të thellë për gjithë atë krenari të madhe që po ia sjellin qytetit të Malishevës dhe gjithë qytetarëve.
,,Jam tejet i lumtur që, si kryetar i Malishevës do kemi mundësi të bashkëpunojmë dhe të përkrahim çdo klub sportiv e të suksesshëm, përmes krijimit të terreneve të reja sportive dhe plotësimit të kërkesave tjera të domosdoshme që ndikojnë direkt në suksesin e sportistëve tanë”, ka thënë me këtë rast kryetari Kastrati.