Kastrati: Gëzuar festën, fëmijë të dashur

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, i ka uruar të gjithë fëmijët kudo ku gjinden, ai ndër të tjera ka thënë: Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është festa më e bukur që na sjellë në vëmendje përgjegjësitë tona ndaj brezit të ri, ndaj fëmijëve që janë buzëqeshja jonë e parë, janë motivi i jetës dhe përkushtimit tonë familjar e institucional, janë zërat më të ëmbël dhe janë pasuesit më të denjë për të nesërmen. Qeveria jonë komunale do të vazhdoj të jetë bashkëpunuese dhe mirënjohëse ndaj edukatoreve dhe të gjitha institucioneve parashkollore në Komunën e Malishevës, për punën fisnike që bëjnë çdo ditë me fëmijët, që janë motiv dhe shpresë për vendin tonë. Gëzuar 1 Qershori! Ka thënë kryetari Kastrati me rastin e kësaj feste për fëmijët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …