Kastrati: Harmonia ndërfetare është vlerë e jona ndër shekuj, të cilën do ta ruajmë e promovojmë në vazhdimësi

Si çdo vit, në ditën e Krishtlindjeve, ishim për vizitë në Kishën katolike në fshatin Kërvasari të komunës sonë, ku u prita nga z. Don Fran Kolaj, intelektual i respektuar e me vlera të larta kombëtare, të cilit në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, i shpreh urimet më të mira të gjithë qytetarëve tanë të besimit katolik. Harmonia ndërfetare është vlerë e jona ndër shekuj, të cilën do ta ruajmë e promovojmë në vazhdimësi.

Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjet, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mori pjesë në festën e fundvitit në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan

Ndjenjë e veçantë që së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Besnik Hulaj morëm pjesë …