leoni

Kastrati i përkushtuar që të gjithë fshatrat e Malishevës të kenë furnizim me ujë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka pritur në një takim pune kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidroregjionit Jugor”, Zenel Zenelaj me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku, është diskutuar lidhur me çështjen e mungesës së furnizimit me ujë për qytetarët e komunës së Malishevës, dhe hapave që duhet të ndërmerren për të bërë zgjidhje rreth kësaj çështje.

Kryetari Kastrati dhe kryeshefi Zenelaj, kanë rënë dakord që sa më parë të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi, që i hap rrugë inicimit të disa projekteve konkrete, në funksion të shfrytëzimit maksimal të burimeve ekzistuese të ujit, si dhe mundësisë së rritjes së kapaciteteve në mënyrë që të bëjmë zgjidhje për të gjitha fshatrat e komunës sonë.

Mes tjerash, gjatë këtij takimi u bë edhe prezantimi i një projekti ideor për ndërtimin e një rezervuari në Gajrak, që do të mund të furnizonte me ujë fshatrat përreth. Gjithashtu, kryetari Kastrati tha se, sa më parë do të bëjmë zgjidhje për fshatrat Temeqinë dhe Janqist, si dhe në bashkëpunim me Hidroregjionin, do të ndërmarrim hapat e duhur për jetësimin e plotë të burimit të ujësjellësit në Senik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …