Kryetari i komuës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nda lajm të jashtëzakonshëm me qytetarët e komunës, atë të nënshkrimit të Marrëveshjes me organizatën “Qatar Charity” për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Kijevë. Kryetari Kastrati tha se, pa dyshim, ky është një nga projektet tona më të mira në sektorin e shëndetësisë, që shumë shpejt do mund ta shfrytëzojnë banorët e Kijevës dhe të gjitha zonat e saj përreth. Ne do vazhdojmë të jetësojmë projekte të mëdha, me interes për qytetarët tanë, të cilët edhe na kanë dhënë besimin për të bërë punë të tilla të mira.