Kastrati: Ky buxhet është gjithpërfshirës dhe në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati me rastin e miratimit të buxhetit të komunës për vitin 2025 i cili kap vlerën prej 21.5 milion euro ka uruar qytetarët përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook:

“Urime të giithë qytetarëve të komunës së Malishevës! Sot, Asambleja Komunale, me shumicë votash, miratoi buxhetin për vitin 2025, në vlerë prej 21,499,545.01 Euro.
Ky buxhet është gjithpërfshirës dhe në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim, buxhet që ndihmon zhvillimin ekonomik dhe vazhdimin e jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, të cilin po e jetesojmë bashkë me partnerin e koalicionit qeverisës”, thuhet në postimin e kryetarit Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …