Kastrati: Lirimi i hapësirave publike është parakusht për jetësimin e Malishevës urbane

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka njoftuar në lidhje me punimet që po zhvillohen në lirimin e  hapësirave publike në komunën e Malishevës. Kryetari Kastrati ka shkruar: ”Lirimi i hapësirave publike është parakusht për jetësimin e Malishevës urbane. Malishevën Urbane e meritojnë qytetarët tanë dhe ne po e bëjmë të tillë. Ky është një projekt i madh, që merr kohë dhe mund të krijojë ngarkesa në trafik, dhe për këtë me sinqeritetin më të madh kërkoj mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe të bizneseve, të cilat preken nga ky projekt, veçmas gjatë kohës sa do zgjasin punimet. Kryetari Kastrati njëherit ka falënderuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që po bëjnë punë fisnike në mbarëvajtjen e trafikut rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …