leoni

Kastrati: Malisheva është bërë qendra e futbollit në Republikën e Kosovës

Pak ditë më parë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Daulina Osmani, përuruan  tribunat dhe zhveshtoret e reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë.

Ndërsa sot  në ditën e ndeshjes së futbollit në superligën e Kosovës ndërmjet,  FC Malisheva dhe FC Drita, kryetari i komunës dhe Kryetari i Nismas Socilademokrate në nivel Vendi Fatmir Limaj,  për kontributdhënësit të klubit të  futbollit Malisheva i nderuan me mirënjohje si ish presidentët e klubit, Afrim Bytyçin, Njazi Bytyçin, presidentin aktual, Driton Morinën, humanistin Halil Kastrati, si dhe post-mortum Hajdin Berishën.

Kryetari Kastrati mes tjerash  në këtë ngjarje sportive tha: “Malisheva është bërë një qendër sportive me rezultate të dukshme në futboll, atletikë, not dhe sporte të tjera, prandaj çdo investim në sport është investim në të ardhmen e rinisë sonë të sukseshme,” theksoi Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …