Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Vesel Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit, Argjend Thaçi, drejtori, Afrim Krasniqi, si dhe drejtorët Morina e Rexha, sot përuruan komplet renovimet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë,” Dr. Shpëtim Robaj”. Kryetari Kastrati, duke i përgëzuar stafin mjekësor për shërbimet që po ju ofrojnë me profesionalizëm qytetarëve, ndër të tjera, tha “ Sot kemi një objekt të izoluar mirë, me një hapësirë tejet të përshtatshme dhe që ofron kushte me standarde të larta, me garazhe për vetura, oborr me parking të mjaftueshëm dhe të rregulluar për qarkullim pa pengesa dhe që lehtëson e ofron shërbimeve më të shpejta dhe cilësore në të gjitha repartet”. Ky projekt është edhe një prej projekteve të shumta që u realizuar dhe u financuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.