Kastrati: Shërbimi ushtarak i obligueshëm në Kosovë është i mirëseardhur por edhe i panevojshëm

Kastrati: Shërbimi ushtarak i obligueshëm në Kosovë është i mirëseardhur por edhe i panevojshëm

Shërbimi ushtarak i obligueshëm në Kosovë po konsiderohet i mirëseardhur, por në të njëjtën kohë edhe si i panevojshëm dhe mision i  pamundur. Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati thotë se për tu jetësuar shërbimi ushtarak Kosova do të duhej të ndante mbi 80 milionë euro në vit. Mirëpo, Kastrati ka thënë se ideja e shërbimit ushtarak është një deklaratë politike. Kastrati mes tjerash ka theksuar se Kosovës i duhen së paku edhe 10 vjet për të jetësuar shërbimin ushtarak të obligueshëm. Sipas tij, shërbimi ushtarak është i kushtueshëm dhe i paarsyeshëm. Megjithatë ai ka potencuar se shërbimi ushtarak nuk do ta ndihmonte FSK-në, por do të ishte një përgatitje për gjenerata e ardhshme./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …