Kastrati thotë se puna në renovimin e objektit të vjetër të banimit social në Malishevë po ecën për së mbari

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka vizituar punimet që po bëhen në objektin e vjetër të banimit social në Malishevë, falë investimeve që po i realizon komuna në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

“Puna në renovimin thuajse të tërësishëm të objektit të vjetër të banimit social në Malishevë po ecën për së mbari.

Të gjitha familjet në nevojë që jetojnë në këtë objekt do të kenë kushte më të mira jetese, falë investimeve që jemi duke i bërë në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Masat që po implementohen në këtë objekt janë; izolimi i jashtëm, renovimi i koridoreve, izolimi i kulmit, ndërrimi i dyerve të brendshme, dritareve, si dhe vendosja e kondicionerëve për secilën familje që jeton në këtë objekt të banimit social.

Vazhdojmë me punë të mira e në përkraje të të gjithëve pa dallim, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari I komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka emëruar …