Kastrati: Urime vitin e ri shkollor për të gjithë nxënësit tanë

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, është shprehur i lumtur shumë që, në të gjitha shkollat e komunës së Malishevës, të vegjlit tanë do të hapin një kapitull të ri të jetës, e një pjesë e madhe do të vazhdojnë ta pasurojnë edhe më tej atë. Ky vit i ri shkollor, shkollat në Komunën e Malishevës  i ka gjetur me një infrastrukturë moderne, kjo falë investimeve cilësore që qeverisja komunale i ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe njëra prej tyre është edhe shkolla “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, që është vizituar nga kryetari Kastrati bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Kryetari Kastrati u ka shprehë urime të gjithë nxënësve pa dallim, mësimdhënësve, prindërve, me theks të veçantë gjithë atyre fëmijëve që janë ulur për herë të parë në bankat shkollore.

May be an image of 14 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …