Ish-Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të blejë armatim të rëndë. Duke komentuar buxhetin prej 100 milion eurove për vitin 2022 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai ka përkujtuar se Ushtria e Kosovës tani për tani është e furnizuar vetëm me armatim personal, dhe disa snajperë. Ushtrisë së Kosovës i duhen topa të gjitha kalibrave, minahedhës të gjitha kalibrave, armë për mbrojtje kundërajrore, mjete të komunikimit dhe pajisje personale të ushtarëve shumë të kushtueshme. Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ndau 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor për ushtrinë, nga dy për qind sa parashihet me standardet e NATO-s. Deri tani, buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovëes ka qenë afër 70 milionë euro. Sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve , në vitin 2024 FSK-ja pritet të ketë buxhet afër 140 milion euro.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …