Vëllai i Dardan Krivaqës, Kastriot Krivaça i ka shprehur ngushëllime familjes së 18-vjeçares, Marigona osmani, nga Ferizaj, ndërsa është shprehur i tronditur me rastin ku është i përfshirë vëllai i tij. Ai shkruan se me krimin që ka bërë vëllai i tij ka njollosur dhe ka lënduar tërë familjen, Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë tërë jetës ai u ka sjellë probleme dhe se nuk i ka përfillur këshillat e familjes. Ky krim makabër që e ka bërë vëllai im na la pa fjalë, na ka traumatizuar dhe na ka prekur për së tepërmi. Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin e tij dhe shpreson se vëllai i tij Dritan Krivaqa do ta marrë dëmin e merituar, sipas ligjit dhe peshës së fajit.
