Kastriot Sahit Baftiu (24.11.1983 – 16.4.1999)

Kastriot Sahit Baftiu (24.11.1983 – 16.4.1999)

Kastriot Baftiu u lind më 24 nëntor 1983 në Prishtinë. Prindërit e tij, Sahiti e Hyrija e kishin të parin fëmijë. Shkollën fillore e kryen në Gjilan, kurse të mesmen e vazhdoi në gjimnazin “Zenel Hajdini”, të cilin nuk arriti ta përfundojë për shkak të rethanave të luftes.
Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, familja e Kastriotit u largua nga qyteti i Gjilanit dhe u vendos në fshat, në malësinë e Zhegocit. Ky ishte edhe momenti kur ai, megjithëse fare i ri në moshë, së bashku me të atin, Sahitin, u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atij iu caktua detyra e vëzhgimit të terrenit gjatë natës, detyrë të cilën e kryen me disiplinë.
Gjashtëmbëdhjetë prilli i vitit 1999 ishte dita e fundit e jetës tokësore për Kastriot Baftiun. Në këtë ditë ai ra për lirinë e Kosovës, nga plagët e marra në një pritë të organizuar nga forcat e armikut, në malësinë e Zhegovcit. Në atë moment bien edhe i ati, Sahiti.
Varrimi i Kastriotit u bë në varrezat e fshatit, më 17 shtator te vitit 1999. Rivarrimi i tij u bë në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan.
Kastrioti ka lënë nënën, Hyrije, dhe vëllain, Korabin.
Në shenjë respekti, familja e Kastriotit është nderuar me mirënjohje nga Minstria e Mbrojtjes e QPK-së, Komanda e ZOK-ut dhe Kuvendi Komunal i Gjilanit. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …