Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Katalunjasit mbajnë premtimin e dhjetorit, pasi më 25 qershor pritet të votojnë kërkesën e tyre që Spanja ta njohë Kosovën

Grupi i deputetëve katalunjas “Junts” i kanë propozuar Parlamentit të Spanjës një nismë përmes të cilës do t’i kërkojnë qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nisma e tyre do të hidhet në votim më datën 25 qershor. Partia katalunjase “Junts per Catalunya” e cila është e përfaqësuar në Parlamentin e Spanjës më 5 qershor e kanë dërguar një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë Qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Kjo parti e cila kishte përkrahur krijimin e Qeverisë re të Spanjës në krye me Pedro Sanchez, në propozimin e tyre kanë shkruar se në përkrahje të përpjekjeve të bëra nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga pozicioni refuzues dhe ta njohë menjëherë Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …