Katastrofë ekologjike në liqenet e Belshit

Dy liqene, që shtrihen në pjesën lindore të qytetit të Belshit në Shqipëri, janë kthyer në një vatër të madhe të infeksionit për banorët e kësaj zone, njofton Top Channel. Në këto liqene, për fat të keq, derdhen ujërat e zeza të Belshit, papastërtitë e thertoreve dhe mbeturinat urbane. Kjo gjendje që po vazhdon prej vitesh, po e bën të pamundur jetesën për banorët e zonës. Sipas tyre, era e keqe dhe ajri i ndotur mbizotëron verë e dimër. E keqja nuk ndalet me kaq, pasi që me ujin e helmuar të liqeneve ujiten edhe tokat bujqësore, duke bërë që infeksioni të përhapet edhe më tej.


 


 



 


4. 1. 2016    ora 10.00


 


Radio-Kosova e Lirë, sot përkujton 17-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit, në zonat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë së lajmeve Kosovapress, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur dhe kanë ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku, Kadri Veseli  e të tjerë.


Sot në 17-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit, Radio-Kosova e lirë pret në vizitë, ish-anëtarë të stafit të kohës së luftës e pas luftës, gazetarë, bashkëpunëtorë, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe dëgjues të Radios. Pritja e organizuar bëhet prej orës 10.00 deri në orën 16.00, në objektin e Radios, rruga, Thimi Mitko numër 6, në Prishtinë.


 


Tri partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë nisur organizimin për protestën e 9 janarit. VV-ja, AAK-ja dhe Nisma përmes një deklarate për medie kanë bërë me dije se përmes kësaj proteste do të kërkojnë largimin e kësaj Qeverie. “Njëzëri do të dalim për shtet dhe sovranitet. Së bashku do të kërkojmë demokraci. Masivisht do t’i themi jo marrëveshjes me Serbinë e cila u vërtetua se e shkeli Kushtetutën në 23 pika si dhe demarkacionit me Malin e Zi që Kosovës ia merr mbi 8 mijë hektarë tokë. Organizimi ka nisur. Përcilleni lajmërimin edhe te fqinjët e familjarët tuaj. Të gjithë së bashku do të takohemi tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë më 9 janar në orën 14:00”, është thënë në deklaratën e përbashkët të partive opozitare.


 


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka deklaruar  se ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greig Delawie, është duke u rreshtuar përkrahë të korruptuarve dhe të shantazhuarve. Ambasadori Greg Delawie sërish ka thënë se Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ani pse Gjykata Kushtetuese ka thënë se plotë 23 nene shkelen me marrëveshjen për “Zajednicën”. Thënë të drejtën nuk jam e sigurt nëse e kemi lexuar të njëjtin aktgjykim, përndryshe nuk ka se si shpjegohet këmbëngulësia e padrejtë e tij! Ambasadori Delawie poashtu paska thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018.


Me siguri se i njëjti është në dijeni se kush i fiton zgjedhjet dhe sa përqindje marrin!!!


Është koha e fundit kur edhe ambasadoret t’i kuptojnë shqetësimet e qytetarëve të Republikës në lidhje me marrëveshjet e dëmshme. Rreshtimi përkrah të korruptuarve e të shantazhuarve, si Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk i bën nder as Republikës as qytetarëve. Qytetarët më 9 janar do ta vendosin përcaktimin e tyre!


 


Këshilli i Fshatit – Romajë ka reaguar pas deklaratave dhe raportimeve nga politikanë e medie rreth dëmtimit të varrezave të komunitetit katolik të fshatit Dedaj. Ata nëpërmes kësaj deklarate thonë se politikanët duhet të jenë të kujdeshshëm me deklarata ngaqë ndikojnë në ftohjen marrëdhënieve ndërfetare që, sipas tyre, kanë qenë shebull jo vetëm në rajonin e Hasit. Këshilli i fshatit thotë se sipas dëshmive të banorëve të fshatit kanë konstatuar se shumë varreza edhe të religjionit mysliman janë dëmtuar nga era, pasi janë në pozitë të atillë që janë të ekspozuara ndaj erërave të forta. Si rezultat i kësaj ata bëjnë thirrje te organet e hetuesiss që të zbulojnë të vërtetën e rastit dhe që ky rast mos të dëmtojë marrëdhëniet ndërfetare në mes banorëve.


 


Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar, e ka dënuar dëmtimin e varrezave katolike në fshatin Romajë të Hasit. “Thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria. Populli i Kosovës,  është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare. Qeveria ka thënë se qëndron pranë familjeve të prekura dhe shpreh mbështetjen e plotë për banorët e fshatrave Romajë e Dedaj.


 


Njëri prej aktivistëve kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje, në Vushtrri, Naim Bunjaku, thotë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka maltretuar brutalisht. Ai ka akuzuar 5 policë se e kanë rrahur shumë, madje ka postuar edhe fotografitë e tyre. Policët më kanë pyetur ku ka qendruar Albin Kurti para se te dalë ne protestën e 28 Nentorit. Pasi nuk isha përgjigjur ata prapë filluan të më rrahin. Më pyesnin për Dardan Molliqajn dhe prapë filluan te me rrahin. Mbi 20 minuta me kanë pyte per Dardanin, Nol Nushin e të tjerë.  Disa policë më thoshin pse nuk po e vret kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Naim Bunjaku ka paralajmëruar kallëzim penal kundër policëve që e kanë maltretuar fizikisht  sapo ta marrë raportin mjekësor nga Qendra e paraburgimit në Lypjan.


 


Qeveria e Kosovës ka premtuar shumë prioritete zhvillimore për vitin 2016. Por, në të njëjtën kohë, paralajmërohet edhe një front i ri i opozitës së bashkuar për ta rrëzuar qeverinë aktuale, në mënyrë që vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme gjatë muajve të ardhshëm. Sido që të jetë, për Qeverinë, prioriteti kryesor, theksohet të jetë zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit, për krijimin e një ambienti joshës për investitorët e huaj. Kryeministri Isa Mustafa ka veçuar prioritetet e qeverisjes së tij në vitin 2016. Do të përqendrohemi maksimalisht në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e punësimit, dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si parakusht që ne ta kemi besimin më të madh të ardhjes së investimeve të huaja në Kosovë”, ka thënë Mustafa.


 


Nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Çaushi, deklaron se nëse nuk ka dorëheqje të Qeverisë dhe vazhdohet me insistimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjendja mund të eskalojë. Ne besojmë se çdo përpjekje për të vazhduar me procedurat që vijnë pas marrëveshjeve, që janë dekreti dhe statuti në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk ka asnjë kuptim dhe përkundrazi do të ishte një provokim, i cili do të merrte një përgjigje shumë të fuqishme të opozitës, pra do të ishte një thirrje për eskalim të situatës”, ka deklaruar Çaushi.


 


Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke folur për postin e saj aktual ka thënë se nuk do të kandidoj për një mandat të dytë, ndërsa aktiviteti i saj në cilësi të kryetares së vendit përfundon më 6 prill 2016, ka thënë Jahjaga për mediet. E pyetur nëse në mandatin e dytë do të ishte edhe më e suksesshme, ajo ka thënë: “Kam ende gjëra që më duhet t’i përmbyllë. Dhe mos harroni ende kam për të luajtur rol në tejkalimin e krizës aktuale. Kudo që do të jem, do të vazhdoj të jem e përkushtuar që të kontribuoj në forma të ndryshme në shumë çështje, të cilat i kam iniciuar në rolin tim si presidente.  Sa i përket kandidimit të Hashim Thaçit për president të ardhshëm, presidentja Jahjaga ka thënë se kjo do tu takoj deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Është çështje e 120 deputetëve, që janë të thirrur me Kushtetutë, të zgjedhin presidentin e Republikës së Kosovës. Kjo del përtej detyrave të mia kushtetuese të jap vlerësim për këdo nga ky pozicion”,ka thënë Jahjaga.


 


Adresa e objektit të ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë nuk do quhet më rruga Ahmet Krasniqi, sikur e kishte emëruar is- administrata komunale e prejardhur nga LDK-ja, gjatë shumë viteve të qeverisjes, por ka kërkuar që ajo rrugë të quhet “Pavarësia, meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar shumë në pavarësinë e vendit tonë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se personeli  amerikan në ambasadë ka kërkuar që objekti të jetë në rrugën, që mban emrin e pavarësisë dhe ai ta ketë numrin e parë të rrugës. Vite më parë kur Komuna e Prishtinës udhëhiqej nga LDK, u emëruan shumë rrugë me emrat e zyrtarëve të LDK-së, ashtu sikur ishte emëruar edhe Sheshi i Pavarësisë  me emrin Ibrahim Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …