Zgjedhjet ne SHBA

Katër ditë para datës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, rreth 84 milionë amerikanë kanë hedhur votën

Katër ditë para datës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, rreth 84 milionë amerikanë kanë hedhur votën, një shifër rekord që është e barazvlefshme me afro 62 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve në vitin 2016, që ishte 138.8 milion. Amerikanët po votojnë herët për zgjedhjet presidenciale të së martës në shifra të pashembullta, si rezultat i bindjeve të forta pro ose kundër dy kandidatëve kryesorë dhe për t’iu shmangur turmave të mëdha të Ditës së zgjedhjeve në qendrat e votimit gjatë pandemisë. Rreth dy të tretat e votuesve të hershëm të Amerikës kanë postuar ose hedhur fletëvotimet e tyre në kuti të posaçme, dhe pjesa tjetër votuan personalisht në vendet e votimit në të gjithë vendin. Ekspertët thonë se pjesëmarrja e votuesve për garën midis republikanit Trump dhe rivalit të tij demokrat Biden mund të jetë përqindja më e lartë e elektoratit që nga viti 1908, kur ajo ishte 65%. Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden i përqendruan përpjekjet e tyre të fushatës të enjten në shtetin juglindor të Floridas, të cilin presidenti e fitoi në vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …