Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot publikoi aktgjykimin në rastin e parashtruar nga “Abrazen LLC”, “Energy Development Group Kosova LLC”, “Alsi & Co. Kosovë LLC” dhe “Building Construction LLC”, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 23 korrikut 2020. Sipas këtij aktgjykimi kompanitë në fjalë kanë fituar betejën gjyqësore në Kushtetuese ndaj Sami Kurteshit. Gjykata Themelore, aprovoi si të bazuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit deri në marrjen e vendimit gjyqësor përfundimtar. Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” aktgjykimet e shkallëve paraprake të gjykatave dhe e ka kthyer lëndën në rishqyrtim. “Përfundimisht, bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se, vendimet e gjykatave të rregullta, janë nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të mungesës së vendimit të arsyetuar gjyqësor, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në Gjykatën Themelore”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …