Pas auditivit të raporteve financiare për vitin 2016, Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se qytetarët e katër komunave të pjesës veriore të Kosovës, të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk paguajnë tatimin në pronë, ashtu sikur është e paraparë me ligjet e Kosovës. Përveç kësaj, qytetarët serb të këtyre katër komunave mund të ndërtojnë objekte pa pasur nevojë që të paguajnë për leje ndërtimore siç kërkohet me ligj. Në raportin e Auditorit thuhet se këto komuna kanë realizuar 50 mijë e 550 euro të hyrat vetjake për vitin 2016 ndërsa buxheti i tyre nga niveli qendror është 11 milion euro.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …