leoni

Katër komunat rrëzë Çyçavicës, thellojnë bashkëpunimin

Katër kryetarët e komunave, të Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë dhe Kastriotit, së bashku me Nënkryetarët, shefat e kabineteve, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale dhe drejtorët e drejtorive, janë takuar, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit. Kryetarët Bekim Jashari, Ramiz Lladrovci, Xhafer Tahiri dhe Xhafer Gashi, në këtë takim, u zotuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të katër komunave, të lidhura me kufijtë ndërkomunal, por edhe me bjeshkët e Çyçavicës, të njohur gjatë historisë. Ata gjatë këtij takimi janë dakorduar që zona në rreze të Çyçavicës të shpallet si vend me interes të përgjithshëm që në të ardhmen të shërbejë si urë lidhëse mes këtyre katër Komunave, por edhe për gjithë Kosovën. Kjo rrugë në Çyçavicë shtrihet në një hapësirë prej 18 kilometra dhe me shpalljen e saj ne interes të përgjithshëm nacional, do të krijohej një zonë turistike. Bashkëpunimi ndërkomunal konsiston në lëmin e infrastrukturës, shërbimeve publike, arsimit, kulturës, sportit e në veçanti në lëmin e ekonomisë, duke planifikuar zona me interes të përbashkët siç është turizmi, terrenet e ndryshme rekreative dhe biznesore. Po ashtu, me rëndësi në këtë bashkëpunim do të jenë ruajtja e ambientit, kujdesi ndaj ujërave si dhe sipërfaqeve të gjelbëruara. Drejtoritë përkatëse, inspektorat si dhe organet tjera komunale, do të këmbejnë përvojat e veta si dhe do të parashtrojnë aktivitetet si dhe strategjitë, duke i begatuar dhe mbarështruar ashtu që ky bashkëpunim të sjell dobi për qytetarët dhe katër komunat me këtë nismë të re të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …