Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Komunës së Ferizajt Agim Aliu përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook ka njoftuar se Katër komunat veriore Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviçit dhe së fundmi Mitrovica e Veriut, janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, thuhet në postimin e Aliut, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në Asociacionin e Komunave të Kosovës, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve.

Në valën e shpifjeve për anëtarësimin e pagesat e anëtarësisë së komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ja dëshmitë që flasin zëshëm e pakundërshtueshëm për të vërtetën,, ka shkruar Kryetari Aliu.

.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …