Tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe një kontraktor u vranë nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, pranë bazës kryesore ajrore të NATO-s në Afganistan. Përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët. Misioni Mbështetës i NATO-s tha përmes një deklarate se katër amerikanë janë vrarë pranë bazës Bagram, rreth 50 kilometra në veri të Kabulit. Sipas deklaratës edhe tre ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë sulmit, i cili çon në shtatë numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë këtë vit në Afganistan. Dhuna në Afganistan vazhdon, edhe pse militantët talibanë po mbajnë negociata me zyrtarët amerikanë për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund luftës gati 18-vjeçare në këtë vend.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …