Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Katër shtetas serbë të arrestuar në Gjakovë, PK konfiskon armë dhe dokumente të dyshimta

Katër shtetas serbë, të cilët janë identifikuar si “pelegrinë”, janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë pas hyrjes së tyre në territorin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Të arrestuarit janë Branko Rakic, Nemanja Vamokiç, Pavle Kragoviç dhe Millovan Steviq, me përkatësi nga Mitrovica e Veriut, Novi Sadi dhe Beogradi. Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar dy thika, një sëpatë dhe një fotografi të tre terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës në sulmin e Banjskës, të kryer nga një grup i udhëhequr nga Milan Radoiçiq. Qeveria e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tyre dhe ka kërkuar rritje të vigjilencës së institucioneve, pas disa sulmeve, përfshirë një sulm me granata dore ndaj zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan. Policia ka theksuar se ky është një veprim i rëndësishëm në luftën kundër elementëve të dyshuar që mund të kenë lidhje me aktivitete të dhunshme në veri të Kosovës. Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …