Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër presona nga virusi korona. Gjithashtu njoftohet se 12 qytetar tjerë janë infektuar dhe 77 janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 mijë e 259 qytetar ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 157. Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 447 mijë e 40 doza të vaksinës. Deri më sot 623 mijë e 183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …