leoni

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, në Shkodër

“Kathimerini”: Edi Rama synon një kryebashkiak të përkohshëm, në Himarë, anëtar i pakicës greke, të zgjidhet para Vitit të Ri

Media greke “Kathimerini” shkruan se “synimi i qeverisë shqiptare është që të emërojë një kryebashkiak të përkohshëm para vitit të ri, në përputhje me arsyetimin e paraqitur në deklaratën e fundit të kryeministrit,  Edi Rama. Synimi është të sigurohet që kryebashkiaku i përkohshëm, që pritet të jetë anëtar i pakicës kombëtare greke, të zgjidhet përpara Vitit të Ri. Kjo lëvizje strategjike e Ramës perceptohet në Tiranë si një katalizator potencial për rivendosjen e një ekuilibri tnë marrëdhëniet greko-shqiptare”, shkruan e përditshmja greke Kathimerini. Beleri, një grek etnik, është burgosur në pritje të gjyqit që nga maji me akuza për blerje votash pas arrestimit të tij në prag të zgjedhjeve komunale të cilat ai fitoi kundër kandidatit socialist,  Jorgo Goro. Në një postim në rrjetet sociale, ku pranon krizën në bashkinë e Himarës, kryeministri Edi Rama e kishte etiketuar Belerin si kryetar i zgjedhur dhe Goron kandidatin e mundur pa legjitimitet,  thuhet në shkrimin e gazetës greke.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …